Loading…

Trump e pranon se ka autorizuar sulm kibernetik ndaj Rusisë në 2018’n

  • 11/07/2020 | 14:07

Trump e pranon se ka autorizuar sulm kibernetik ndaj Rusisë në 2018’n

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, e pranoi këtë javë se në vitin 2018 kishte autorizuar një sulm sekret kundër një kampi hakerësh, që ishte raportuar më parë por nuk ishte vërtetuar deri tani, transmeton Gazeta Metro.


Sulmi amerikan kishte cak Agjencinë e Hulumtimit të Internetit të Rusisë, një organizatë me bazë në Shën Peterburg që kishte udhëhequr përpjekjet e trazimit të zgjedhjeve presidenciale të 2016 në SHBA dhe kishte rinisur këto përpjekje në zgjedhjet për Kongresin amerikan në vitin 2018, kishte raportuar gazeta amerikane The Washington Post.

Në një intervistë me gazetarin e gazetës Marc A. Thiessen, presidenti Trump tha se e kishte miratuar operacionin amerikan pasi kishte parë një raport të inteligjencës rreth aktiviteteve të Rusisë.

“Shiko, ne i ndaluam” tha presidenti, duke e vënë në kontrast veprimtarinë e tij me atë që pretendon si ngurrim të paraardhësit të tij, presidentit Barack Obama, për të vepruar në vitin 2016.

Sipas Thiessen, Trump ka thënë se Obama ”nuk kishte thënë asgjë” atë vit për ndërhyrjet ruse pasi kujtonte se Hillary Clinton do të fitonte garën për Shtëpinë e Bardhë kundër Trump.

Gazeta The Washington Post kishte raportuar për sulmin në shkurt të 2019’s por kjo intervistë është hera e parë që presidenti e konfirmoi përfshirjen e tij./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë