Loading…
Trump emëron në krye të Pentagonit, zyrtarin që vizitoi Kosovën javën e kaluar
  • 18/06/2019 | 23:28

Trump emëron në krye të Pentagonit, zyrtarin që vizitoi Kosovën javën e kaluar

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka emëruar zëvëndëssekretarin e Ushtrisë, Mark Esper, në krye të Pentagonit, kjo pas dorëheqjes së Patrick Shanahan në mesin e tensioneve në Lindjen e Mesme, transmeton Gazeta Metro.


Këtë e ka bërë të ditur vet presidenti Trump përmes një postimi në Twitter, në të cilin ka falenderuar Shanahan për punën e bërë, ndërsa i ka uruar fat Esper’it në detyren e re.

“Sekretari i përkohshëm i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, i cili ka bërë një punë të jashtëzakonshme, vendosi të heqë dorë në procesin e konfirmimit të postit të tij për t’iu dedikuar familjes”, thuhej në një postim në Twitter të Trump.

“Unë dëshiroj të falënderoj Pat për punën e shkëlqyer dhe emëroj sekretarin e Ushtrisë, Mark Esper, si sekretarin e ri të përkohshëm të Mbrojtjes”, shtoi ai.

Kujtojmë se Esper qëndroi javën e kaluar në Kosovë ku u takua me figura të larta të vendit, si dhe u shpreh se kërkon normalizim sa më të shpejtë të mardhënieve të vendit me Serbinë.

Ai po ashtu vizitoi trupat amerikane në Bondsteel, për të cilët tha se po bëjnë një punë të mrekullueshme këtu në Kosovë./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë