Loading…

Trump: Është e vështirë të vësh bast kundër Messit në finalen e Kupës së Botës

  • 19/07/2026 | 22:17

Trump: Është e vështirë të vësh bast kundër Messit në finalen e Kupës së Botës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të jetë i pranishëm në finalen e Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës, e cila zhvillohet të dielën në stadiumin “MetLife” në New Jersey.


Trump do ta ndjekë ndeshjen nga afër së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, ndërsa të dy do t’ia dorëzojnë trofeun skuadrës fituese pas përfundimit të finales.

Në një intervistë të regjistruar për Fox, presidenti amerikan nuk pranoi të zbulonte se cilën skuadër e sheh favorite për triumf, por e bëri të qartë se Lionel Messi është arsyeja pse nuk do të vinte bast kundër Argjentinës.

“E mendova gjatë këtë pyetje. E dija se do të ma bënit. Nuk dua të përfshihem, edhe pse politikisht nuk ka shumë rëndësi. Presidenti i Argjentinës është mik i imi dhe ka bërë një punë të shkëlqyer. Por do të thosha se është shumë e vështirë të vësh bast kundër Messit”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë