Loading…

Trump fillon përgatitjet: Pritet shpallja e kandidaturës për zgjedhjet presidenciale 2024

  • 22/02/2021 | 22:59

Trump fillon përgatitjet: Pritet shpallja e kandidaturës për zgjedhjet presidenciale 2024

Në ditën e fundit të muajit shkurtit, Donald Trump pritet të paraqesë vizionin për të ardhmen e Partisë Republikane dhe vendimin mbi kandidaturën rreth zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.


Ai do ta bëjë këtë gjatë fjalimit në ditën e fundit të Konferencës së veprimit politik konservator, e cila do të mbahet nga 25 deri më 28 shkurt.

Trump do të paraqitet në atë konferencë si kandidati më i mundshëm presidencial nga radhët e republikanëve në zgjedhjet e vitit 2024, raporton theguardian.

Ndërkohë, ish-këshilltari i ish-presidentit amerikan, Jason Miller deklaroi se Trump vetë është partia republikane dhe se kur dikush e sulmon atë, është një sulm ndaj republikanëve.

“Ne kemi parë Presidentin Trump të sjellë një numër rekord të votuesve afrikano-amerikanë dhe Amerikës Latine në Partinë Republikane, më shumë sesa kemi parë në historinë moderne të partisë. Ne duhet t’i mbajmë ata votues”, tha ish-këshilltari.

Nga ana tjetër, Trump ishte diskret rreth kandidimit të serishëm për president në vitin 2024, duke thënë javën e kaluar se ishte shumë herët për të folur për këtë, duke shtuar se kishte parë shumë sondazhe të mrekullueshme.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë