Loading…

Trump fiton edhe në Pennsilvania, vetëm 6 vota larg fitores

  • 09/11/2016 | 08:12

Trump fiton edhe në Pennsilvania, vetëm 6 vota larg fitores

Donald Trump ka fituar në Pennsilvania dhe i duhen edhe gjashtë vota për t’u shpallur zyrtarisht president i ri i SHBA-ve. Donald Trump ka fituar dhe shtetin e Pensilvanias, i cili herëve të kaluara ka qenë fitues kandidati demokrat Barack Obama.

Trump doli fitues në këtë shtet duke siguruar 20 vota elektorale, që e dërgon atë në 264 vota në epërsi, kundrejt Hillary Clintonit që ka 215 vota.

Gara për Shtëpinë e Bardhë, Trump drejt fitores

Edhe shumë pak shtete amerikane kanë mbetur për t’u numruar votat, ku ende nuk kemi një rezultat për zgjedhjet Presidenciale, por duket se Donald Trump po shkon drejt triumfit.

Deri tani sipas projeksionit të New York Times, kandidati republikan ka arritur të marrë 244 vota elektorale, ndërsa Hillary Clinton ka siguruar 215 vota elektorale.

Tashmë është zbuluar edhe lista e shteteve ku kanë fituar vota kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe Hillary Clinton.

Mund të vërehet qartë se në shumicën e shteteve më të mëdha ka fituar bindshëm kandidati nga radhët e republikanëve Trump, për të cilin ishte përfolur shumë gjatë fushatës zgjedhore.

Shtetet e fituara nga Clinton

Vermont – 3 vota elektorale

Massachusetts – 11 vota elektorale

Rhode Island – 4 vota elektorale

New Jersey – 14 vota elektorale

Maryland – 10 vota elektorale

Delaware – 3 vota elektorale

Washington, D.C – 3 vota elektorale

Illinois – 20 vota elektorale

New York – 29 vota elektorale

Connecticut – 7 vota elektorale

New Mexico – 5 vota elektorale

Virginia – 13 vota elektorale

Colorado – 9 vota elektorale

Hawaii – 4 vota elektorale

Oregon – 7 vota elektorale

California – 55 vota elektorale

Washington – 12 vota elektorale

Nevada – 6 vota elektorale

Shtetet e fituara nga Trump

Indiana – 11 vota elektorale

Kentucky – 8 vota elektorale

West Virginia – 5 vota elektorale

Teeneesse – 11 vota elektorale

Mississippi – 6 vota elektorale

Oklahoma – 7 vota elektorale

North Dakota – 3 vota elektorale

South Dakota – 3 vota elektorale

Wyoming – 3 vota elektorale

Nebraska – 3 vota elektorale

Arkansas – 6 vota elektorale

Kansas -6 vota elektorale

Texas – 38 vota elektorale

Tennessee – 11 vota elektorale

Alabama – 9 vota elektorale

South Carolina – 9 vota elektorale

Ohio – 18 9 vota elektorale

Missouri – 10 vota elektorale

Montana – 3 vota elektorale

Idaho – 4 vota elektorale

North Carolina – 15 vota elektorale

Florida – 29 vota elektorale

Georgia – 16 vota elektorale

Iowa – 6 vota elektorale

Kandidatëve për t’u zgjedhur në krye të Shtëpisë së  Bardhë i duhet të sigurojnë 270 vota elektorale.

06:16- Kanë mbetur edhe pak shtete amerikane ku ende nuk kemi një rezultat për zgjedhjet Presidenciale, por megjithatë duket se Donald Trump po shkon drejt triumfit.

Deri tani sipas projeksionit të CNN, kandidati republikan ka arritur të marrë 238 vota elektorale, ndërsa Hillary Clinton ka siguruar 209 vota elektorale.

06:00- Ndërsa ende nuk është mbyllur në Alaska, për shumë të tjera kanë dale edhe rezultatet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në garën për Shtëpinë e Bardhë, ku Donald Trump po thyen pritshmëritë dhe po shkon drejt suksesit.

Deri tani sipas projeksionit të CNN, kandidati republikan ka arritur të marrë 232 vota elektorale, ndërsa Hillary Clinton ka siguruar 209 vota elektorale.

Ndërkohë Trump ka siguruar fitoren edhe në shtetin e Floridas, e cila ka 29 vota elektorale, por ishte një prej shteteve më të lëkundura dhe që pritej të vendoste shumë në këto zgjedhje.

Republikanët po shkojnë drejt një suksesi absolut, ku janë pranë kontrollin të Senatit, Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë.

Zgjedhjet në SHBA, Donald Trump rikthen epërsinë ndaj Hillaryt, vetëm 54 vota larg Presidentit

05:34- Kandidati republikan, Donald Trump ka rikthyer epërsinë ndaj demokrates, Hillary Clinton në garën për president.

Tani Trump kryeson me 216 vota elektorale, ndërsa Clinton ka 209 vota, shkruan “Bota sot”.

Rezultatet e fundit, Clinton përmbysë gjithçka, tani kryeson  me 1 votë më shumë ndaj Trump

05:20- Kandidatja demokrate, Hillary Clinton ka përmbysur rezultatin kundrejt Donald Trumpit në garën për presidente. Tani kryeson Clinton me 188 vota elektorale, ndërsa Trump ka 187 vota.

05:14 – Gara për zgjedhjen e presidentit po vazhdon të jetë e ngushtë. Hillary Clinton ka 175 vota elektorale kundrejt Trumpit që ka 187 vota elektorale.

Zgjedhjet në SHBA, garë dramatike, Trump vetëm 4 vota para Hillary Clintonit

05:05- Kandidatja demokrate, Hillary Clinton ka fituar pikë të reja për vota elektorale, duke ngushtuar epërsinë ndaj republikanit Donald Trump.

Gara vazhdon të jetë shumë e  ngushtë, ku Hillary Clinton tani ka 168 vota elektorale, kundrejt Donald Trumpit që vazhdon të kryesoj me 172 vota, përcjellë “Bota sot”.

04:47- Donald Trump, kandidati republikan për president të SHBA-së, ka thelluar epërsinë në kolegjin elektoral ndaj kandidates demokrate Hillary Clinton.

Rezultatet e fundit tregojnë se ai ka  ka 168 vota elektorale kundrej Hillaryit që ka vetëm 109 vota elektorale, shkruan “Bota sot”.

04:24- Sipas rezultateve të fundit, kandidati republikan Donald Trump forcon numrin e votave elektorale.

Ai tani për tani, ka 150 vota elektorale kundrej Hillaryit që ka vetëm 109 vota elektorale.

Donald Trump, kandidati republikan për president të SHBA-së, ka thelluar epërsinë në kolegjin elektoral ndaj kandidates demokrate Hillary Clinton.

Sipas projektimeve të fundit ai po udhëheq 137 me 104 dhe është duke udhëhequr edhe në Florida, që sjell 29 vota elektorale.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë