Loading…

Trump gjatë fushatës zgjedhore: Për marrëveshjen Kosovë-Serbi më kanë dhënë çmimin Nobel

  • 26/10/2020 | 12:22

Trump gjatë fushatës zgjedhore: Për marrëveshjen Kosovë-Serbi më kanë dhënë çmimin Nobel

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë tubimit të djeshëm në New Hampshire, ka folur për marrëveshjen e arritur më 4 shtator mes Kosovës e Serbisë, ku mes tjerash tha se për këtë e ka marrë çmimin Nobel, të cilën më pas e përmirësoi duke thënë se vetëm është nominuar, shkruan Gazeta Metro.


Kështu tha ai gjatë fushates së tij zgjedhore, teksa dëgjohet duke thënë se për këtë marrëveshje dhe për çështje të tjera të politikës së jashtme, atij ia kanë dhënë çmimin Nobel.

Mirëpo më pas, ai e përmirëson gabimin duke thënë se me “çmimin Nobel” mendon nominimin për Nobel.

“Me Serbinë e Kosovën ne kemi arritur marrëveshje, dhe më kanë dhënë çmimin Nobel për këtë, më dhanë Nobel edhe për diçka tjetër, duhet të më japin çmim Nobel edhe për atë që kam bërë në Siri. Me atë që them çmimin Nobel e kam kuptimin nominim”, ka thënë Trump gjatë fjalimit.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje ekonomike më 4 shtator në SHBA, në një ceremoni ku mori pjesë edhe presidenti Donald Trump. Ku i fundit, me këtë rast i siguroi Kosovës njohjen nga Izraeli./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë