Loading…
Trump godet Kubën: Lejon padi për kompani të huaja në Kubë
  • 17/04/2019 | 13:37

Trump godet Kubën: Lejon padi për kompani të huaja në Kubë

Administrata në Washington do të lejojë ngritjen e padive për kompanitë që shfrytëzojnë pronat e konfiskuara nga regjimi komunist 60 vjet më parë, transmeton Gazeta Metro.


Kjo shihet si masë tjetër e marrë nga SHBA’të për kubanët pas përkrahjes së tyre ndaj pushtetit të Nicolas Maduros në Venecuela. Kuba është ndër përkrahësit e vetëm të mbetur të Maduros, poashtu edhe Rusia, Kina dhe Turqia.

Paralajmërime për Kubën pati nga zyrtarë të lartë të SHBA’ve gjatë muajit prill, si zëvendës Presidenti Mike Pence në Këshillin e Sigurimit, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo në vizitën e fundit në shtetet e Amerikës jugore.

Ky veprim i administratës pritet është i pari i tillë nga një administratë amerikane që nga revolucioni komunist i Fidel Kastros para gjashtë dekadash.

Ky ndryshim politikash që pritet të lajmërohet sot mund të i hap kompanitë amerikane, kanadeze dhe evropiane ndaj padive penale, dhe do të godasë investimet e huaja në Kubë.

Këshilltari për Siguri i Presidentit Trump do të bëjë lajmërimin sot në Miami në Florida, ku ka një komunitet të madh Kubanësh Anti-Kastro, ku pritet të shpallë sanksione shtesë për Kubën, Venecuelën dhe Nikaraguan. Vende që ai tani më i ka emëruar si “Treshja tiranike”.

Ambasadori i BE’së në Kubë Alberto Navarro, deklaroi se nuk pajtohet me këto masa dhe” i konsideron jolegale dhe të pamoralshme”.

BE’ ka paralajmëruar se do të parashtrojë ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë për këtë çështje./gazetametro.net

Mike Pompeo: Laku po shtrëngohet në qafën e Maduros

Më të fundit
...
  • 23/08/2019 | 19:30
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë