Loading…

Trump godet: Nëse si imigrant legal merrni ndihma nga shteti amerikan nuk do ta fitoni nënshtetësinë

  • 12/08/2019 | 22:55

Trump godet: Nëse si imigrant legal merrni ndihma nga shteti amerikan nuk do ta fitoni nënshtetësinë

Administrata amerikane paraqiti rregulloren më të ashpër për imigracionin sot që do të kufizoj imigrimin legal duke i mohuar vizat dhe vendbanimin e përhershëm ndaj qindra mijëra njerëzve nëse hyjnë në kategorinë e këtyre njerëzve, transmeton Gazeta Metro.


Rregullorja e shumëpritur i shtyrë nga Këshilltari i Presidentit Trump për imigrim Stephen Miller, hyn në fuqi më 15 tetor dhe si pasojë do të refuzoj aplikantët për viza afatgjate dhe permanente për mosarritjen e standardeve të të hyrave apo për pranimin e ndihmave dhe asistencës publike si ndihmë sociale, kuponë ushqimi, strehim publik dhe asistencë mjekësore.

Kjo rregullore gjithëpërfshirëse është pikë kyçe e fushatës së Presidentit Amerikan, Donald Trump, e është përpjekja më e fundit për të frenuar imigrimin legal e ilegal në SHBA. Rregulli i ri bazohet në ligjin mbi imigrimin e 1882 që lejonte qeverinë federale amerikane të i mohojë vizën kujtdo që është e mundshme të bëhet barrë e shoqërisë publike.

“Parimi që e shtyri këtë rregull është vlera e vjetër amerikane që është mos varësia” tha Ken Cuccinelli, Drejtor i Shërbimeve të Imigracionit dhe Shtetësisë.

“Po ashtu do të ketë përfitimin afatgjatë të mborjtejes së taksapaguesve duke u siguruar se njerëzit që imigrojnë në këtë vend nuk bëhen barrë e shoqërisë, që do të qëndrojnë në këmbët e tyre , siç bënë imigrantët në të kalurën” shpjegoi Cucinelli.

Sipas Instituit të Politikave të Migrimit, organizatë hulumtuese, parashikoi se mbi gjysma e aplikuesve familjarë për kartën e gjelbër, mund të ju refuzohet kërkesa me rregulloren e re. Diku 800 mijë karta të gjelbërta janë aprovuar më 2016’n./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë