Loading…
Trump godet Turqinë e Erdoganit: Shkaktohet 14.7% papunësi si pasojë
  • 15/04/2019 | 17:58

Trump godet Turqinë e Erdoganit: Shkaktohet 14.7% papunësi si pasojë

Sulmet ekonomike që Administrata e Donald Trump i bëri Qeverisë së Reccep Taip Erdogan, ka ndikuar ashpër në ekonominë turke duke ulur papunësinë për 14.7 për qind, transmeton Gazeta Metro.


Norma e papunësisë në Turqi u rrit në 14.7 për qind në periudhën dhjetor 2018 – shkurt 2018, që është niveli më i lartë në një dekadë, ndërkohë që efektet e krizës së valutës në vitin e kaluar kanë vazhduar të ndikojnë punëtorët.

Kjo normë në muajin janar 2019 qëndronte në 13.5 për qind dhe përfshiu një rritje të madhe të papunësisë tek të rinjtë, në nivelin më të lartë që prej vitit 2005.

Ekonomia turke u tkurr me 3 për qind në tremujorin e katërt 2018, që është performanca më e dobët në një dekadë. Vitin e kaluar, valuta ra me 30 për qind, duke sjellë dëme për ekonominë, shkruan telegrafi.com

Presidenti i vendit Recep Tayyip Erdogan dhe ministri i Financave, Berat Albayrak, kanë thënë se Turqia ka lënë pas trazirat ekonomike. Inflacioni ka nisur rënien nga niveli i lartë i vitit të kaluar dhe deficiti i llogarisë rrjedhëse të vendit është t’kurrur ndjeshëm.

Sipas Institutit turk të Statistikave, personat e regjistruar si të papunë u rritën në 4.67 milionë në periudhën tremujore deri në muajin shkurt, një rritje me më shumë se një milion nga e njëjta periudhë një vit më parë.

Agjencia e vlerësimit të kreditit Moody’s, bëri të ditur se papunësia në Turqi pritet të rritet në muajt e ardhshëm, çka do të ndikojë te konsumi privat dhe investimet. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë