Loading…

Trump harron mikrofonin ndezur: Dëgjohet duke përgëzuar veten pasi i tha kryeministrit kanadez njeri me dy fytyra

  • 05/12/2019 | 20:52

Trump harron mikrofonin ndezur: Dëgjohet duke përgëzuar veten pasi i tha kryeministrit kanadez njeri me dy fytyra

Donald Trump kohëve të fundit ka qenë tema kryesore gjatë samitit të NATO’s, duke bërë edhe gafa të ndryshme siç di vetëm ai, transmeton Gazeta Metro.


Një nga to ishte edhe kur Trump u bë protagonisti i një bisede mes liderëve botërorë, të cilët nuk ngurruan ta përqeshin presidentin, duke thënë se ai mban konferenca të gjata për shtyp.

Ishte pikërisht kryeministri kanadez që nisi tërë historinë e videos.  Në video ai shihet duke thënë se Trump po mban konferenca të gjata, dhe të mundimshme të cilat kalojnë 40 minuta e më shumë. Rreth tij ishin duke qëndruar edhe Macron, Boris Johnson e disa liderë të tjerë, të cilët si dukej pajtoheshin me mendimin e tij, dhe nuk e kanë vënë re fare se ata po kapeshin nga kamerat.

Kështu Trump si duket ”u nervozua” dhe tha se Justin Trudeau ishte një dyfytyrësh, por duke mos përmendur videon e duke iu referuar kontributit të tij të dobët në aleancën ushtarake NATO.

Trump jo që nuk është bërë pishman për atë që ka thënë, por edhe ka përgëzuar vetën për këtë deklaratë.
Ai kishte harruar mikrofonin e ndezur, dhe kështu u dëgjua tek thoshte ”Kjo ishte qesharake kur thashë që ai njeri është me dy fytyra. Oh dhe a e dini çfarë do të thonë ata? Ai nuk bëri një konferencë shtypi, ai nuk bëri një konferencë shtypi.”

Trump njoftoi gjithashtu në Tëitter se nuk do të marrë pjesë në një konferencë të planifikuar për shtyp në fund të samitit të NATO’s, sepse sipas tij ”kanë bërë shumë gjatë këtyre ditëve”. Ai tha se do kthehej në SHBA menjëherë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë