Loading…

Trump: Hormuzi është nën kontrollin amerikan, ngushtica është e hapur

  • 10/08/2026 | 23:22

Trump: Hormuzi është nën kontrollin amerikan, ngushtica është e hapur

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se forcat amerikane kanë marrë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, duke thënë se rruga detare tashmë është e hapur për lundrim, tranasmeton Gazeta Metro.


Sipas Trumpit, Marina amerikane ka përfunduar operacionet për largimin e minave nga ngushtica, një prej korridoreve më të rëndësishme detare për transportin ndërkombëtar.

“Shikoni, e vetmja që ka kontrollin e Ngushticës së Hormuzit tani është Marina e Shteteve të Bashkuara”, tha Trump para gazetarëve në Zyrën Ovale.

Ai bëri të ditur se anijet mund të vazhdojnë të përdorin këtë rrugë, ndërsa ka paralajmëruar se situata mbetet e ndërlikuar për shkak të mundësisë së vendosjes së minave të reja.

“Ne lejojmë njerëzit që duam të hyjnë. Tani, paksa komplekse, sepse ata, herë pas here, hedhin një minë. Ne i gjejmë minat. E dini, ne e kemi minuar të gjithë ngushticën”, deklaroi Trump./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë