Loading…

Trump i ashpër ndaj Kinës: Mendojnë se mund të vjedhin SHBA’në ende, jo derisa jam unë këtu

  • 21/05/2020 | 14:39

Trump i ashpër ndaj Kinës: Mendojnë se mund të vjedhin SHBA’në ende, jo derisa jam unë këtu

Presidenti Amerikan, Donald Trump, goditi diktatorin kinez Xi Jinping të mërkurën vonë për fushatën dezinformuese që po përhapin në botë në përpjekje për t’i ikur fajit për pandeminë që ka origjinën në Kinë, transmeton Gazeta Metro.


Kritika e vazhdueshme e administratës amerikane dhe jo vetëm për regjimin e partisë komuniste kineze rreth reagimit të tyre ndaj pandemisë që shpërtheu në Wuhan të Kinës u përsërit nga presidenti Trump me ashpërsi.

“Zëdhënësi foli budallallëqe në emër të Kinës, duke u përpjekur me dëshpërim të mënjanoj dhimbjen dhe vuajtjen që vendi i tyre e përhapi anekënd botës. Dezinformatat e tyre dhe propaganda që sulmon Shtetet e Bashkuara dhe Europën është turp” shkroi në rrjetin social Twitter presidenti amerikan.

Nuk ishte në mëdyshje aspak se kujt i takon përgjegjësia për këtë brenda regjimit kinez presidenti amerikan dhe nuk e kurseu homologun e tij nga Kina.

“E gjitha nis nga kreu. Ata mund ta kishin ndaluar lehtësisht mortajën, por nuk e bënë!”

Trump nuk i kurseu as kundërshtarët brenda SHBA’së kur ju kthye kundërshtarit të tij në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit të cilin e cilëson të ‘përgjumur’.

“Kiina është vënë në lëvizje me fushatën dezinformuese masive pasi janë të dëshpëruar që Joe Biden i fjetur të bëhet president që ata të vazhdojnë vjedhin Shtetet e Bashkuara, siç kanë bërë me dekada, derisa nuk erdha unë!”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë