Donald Trump është në Zyren ovale dhe një pyetje e madhe sillet në “kokën” e Indisë se si do të hapen ndaj presidentit amerikan i cili e ka përqeshë një punëtor indian të qendrës së thirrjeve në një prej fjalimeve të tij gjatë kampanjës.
Trump në shumicën e fjalimeve të tij gjatë kampanjës, ka qenë kundër burimeve të huaja, dhe ka premtuar zgjidhjen e drejtë të pabarazisë tregëtare të cilën për momentin India e gëzon me SHBA-të.
Por Trump nuk mund të jetë aq i keq për Indinë, thotë ish diplomati i SHBA-ve William H Avery. Në fakt, miliarderi mund të jetë problem më i madhë për Kinën dhe Pakistanin, shtoi ai.
Kina dhe Pakistani, thot Avery, e kanë shfytëzuar SHBA-të si “lopë për mjelje të parasë” me dekada: Kina është duke përfituar një tepricë të madhe tregëtare (366 miliardë $ në vitin 2015); Pakistani duke shfytëzuar ndihmën e SHBA-ve (më shumë se 30 miliardë $ prej vitit 2002), duke pretenduar se po e lufton Islamin radikal. Të gjitha shenjat tregonjë se Trump mund të ndërpres këtë rrjedhje të të hollave për të dy këto shtete.
SHBA kanë humbur pesë milionë punë prodhuese gjatë 15 vjetëve të kaluar, derisa Kina ka patur një rritje rapide në sektorin e prodhimit në të njenjtën periudhë. Trump gjatë kampanjës zgjedhore ka premtuar që do të këthejë një numër të konsiderueshme të punëve prodhuese në SHBA; rruga e vetme për të bërë atë është që të barazoj avantazhin e kostos së punës në prodhim të Azisë (e sidomos të Kinës) me kombininim e barrierave tarifore dhe jotarifore.
Kjo lëvizje do të ishte në kohën më të keqe për Kinën, kur rritja e zhvillimit e investuar me kredi gjatë dekadave në fund mund të kthehet në shkatërrim. Për Kinën, rezultatet potenciale nga lufta tregëtare me SHBA-të variojnë nga rritja ndishemërisht e ngadalshme (scenario më e mirë) në recesion të drejtëpërdrejtë, i cili mund të shkaktojë trazira politike dhe me scenario më të keq, revolucion.
A do të humb India disa teknologji dhe punë nëse administrata e Trump-it i braktisë politikat e SHBA-ve të tregëtisë së lirë? Ndoshta, edhepse është më vështirë të vihet tarifa në një pjesë të kodit që vjen nëpërmes të internetit nga Hyderabad sesa një pjese të makinerisë e cila vjen përtej oqeanit nga Shanghai. Pa marrë parasysh, në përmbledhjen të përgjithshme për sa i përket fuqive aziatike, humbja e Kinës është fitimi i Indisë.
Lajme të këqija për Pakistanin
Fqinji tjëtër i mundimshëm i Indisë, thekson Avery, gjithashtu llogaritet të jetë humbës i madh në shkundjen pas elektorale të lidhjeve të SHBA-ve në Azi. Trump e ka quajtur Pakistanin “ndoshta shteti më i rrezikshëm” dhe kishte thënë “ju duhet të përfshini Indinë; India duhet të kontrolloj Pakistanin… unë do të filloj të flas në atë shkallë shumë shpejt”. Kjo deklaratë është një ndryshim i thellë i tonit nga kandidatët tjerë presidencial në lidhje me marrëdhënjet Indi – Pakistan. Vetëm tetë vjetë më parë, Barak Obama kishte aluduar në ndërmjetësimin e SHBA-ve në Kashmir.
Qe nga atëherë, si president, ai iu ka shmangur bisedës për ndërmjetësim dhe mbeti në një shkrimi të Ëashington-it ku thjesht inkurajon dy palët “që të përmirsojnë marrëdhënjet e tyre bilaterale”. Tani, sidoqoftë, njeriu i cili është zëvendësuesi i Obama-s i ka hedhur poshtë ato shkrime dhe deklarata, duke zëvendësuar me, Pakistani është problem, dhe India është pjesë e zgjidhjes së atij problemi: fyerje e thellë për Islamabad-in.
Si duket Trump, më tepër se paraardhësit e tij, do të tentojë të ndikoj në politikën pakistaneze me kërcnim të ndërprejes së ndihmës së SHBA-ve. Trump kuptohet më shumë kur komenton rastin e Dr. Shakil Afridi, i cili e zemëroi qeverinë e Pakistanit për gjoja ndihmën e dhënë CIA-s në lokalizimin përfundimtarë të Osama bin Laden më 2011; Afridi prej atëherë dergjet në burg në Pakistan. “Mendoj se do ta nxirrja atë për dy minuta. Ju kisha thënë: lirojeni, dhe jam i sigurt se ata to ta lironin, sepse ne i japim shumë ndihma Pakistanit”, ka thënë Trump. /gazetametro.net