Loading…

Trump i quan ‘të dobët’ guvernatorët e shteteve amerikane: Thotë se duhet të tregohen më të ashpër me protestuesit

  • 03/06/2020 | 10:44

Trump i quan ‘të dobët’ guvernatorët e shteteve amerikane: Thotë se duhet të tregohen më të ashpër me protestuesit

Presidenti amerikan, Donald Trump hodhi poshtë veprimet e guervnatorëve në lidhje me protestat e dhunshme në dhjetëra qytete amerikane, transmeton Gazeta Metro.


Trump foli në një telekonferencë që përfshinte gjithashtu zyrtarë të zbatimit të ligjit dhe sigurinë kombëtare, duke u thënë udhëheqësve të shtetit se ”ata duhet të tregohen shumë më të ashpër.”

”Shumica prej jush janë të dobët”, tha Trump. ”Ju duhet të arrestoni njerëzit.”

Protestat u nxitën nga vdekja e George Floyd, që vdiq pasi një oficer policie në Minneapolis u gjunjëzua në qafën e tij për gati 10 minuta. Demonstratat u bënë të dhunshme në disa qytete, me plaçkitje dhe duke ndezur zjarre në disa parqe pranë Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti u bëri thirrje qeveritarëve që të vendosin Gardën Kombëtare, të cilën ai e kreditoi për të ndihmuar në qetësimin e situatës në mbrëmje në Minneapolis.  Ai kërkoi që të merren masa të ngjashme në qytetet që gjithashtu pësuan një spazmë dhune, përfshirë Nju Jorkun, Philadelphia dhe Los Angeles./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë