Loading…

‘Trump i zemëruar me shqiptarët, Kosovën ia lë në dorë Putinit’

  • 06/02/2017 | 09:59

‘Trump i zemëruar me shqiptarët, Kosovën ia lë në dorë Putinit’

Presidenti i ri i Amerikës, republikani Donald Trump duket se është i pakënaqur pse “autoritetet në Prishtinë e kanë keqpërdorur deklaratën se do të bëhen me ushtri, ndërsa trupat amerikane do të tërhiqen nga territori i Kosovës”.

Së paku, kjo sipas portalit serb “Kurir” i cili i ka bërë reklamë tekstit të versionit të shtypur, transmeton gazetametro.net.

Kurir shkruan tutje se “Presidenti i SHBA Donald Trump planifikon ta ndryshojë politikën e Washingonit ndaj Prishtinës e një pjesë e planit ka të bëjë me atë se tërheqjen e perit për Kosovën do t’ia lërë kryetarit të Rusisë Vladimir Putin”, transmeton gazetametro.net.

Sipas kësaj gazete, shqiptarët e Kosovës dhe presidenti Hashim Thaçi janë në panik të plotë sepse “e kanë humbur mbështetjen e SHBA-së”. Ky është vetëm një shkrim i radhës, që botohet në këto media, të cilat me tendencë shtrembërojnë faktet për shqiptarët dhe Kosovën. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë