Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që lejon qytetarët e Maqedonisë të udhëtojnë në Amerikë pa viza.
Urdhëri i ri i ardhur ka ndryshuar politikat e vizës për Maqedoninë, i cili i lejon qytetarët e Maqedonisë të qëndrojnë në SHBA për një periudhë prej 180 ditësh për qëllime biznesi dhe turizmi. Për personat që dëshirojnë qëndrim më të gjatë se 180 ditë marrja e vizës do të jetë e nevojshme.
Trump thotë se ky akt do të forcojë tregtinë mes Maqedonisë dhe Amerikës.
Përveç kësaj, ka disa kushte, qytetarët e Maqedonisë që posedojnë dy nënshtetësi do të kenë të ndaluar hyrjen në SHBA nëse kanë pasaportë nga Siria, Iraku, Sudani, Libia, Somalia dhe Jemeni, 6 shtetet me shumicë të konsiderueshme muslimane./gazetametro.net