Loading…
Trump injoron Kim Jong-Un e Koresë së Veriut përsëri
  • 16/04/2019 | 12:41

Trump injoron Kim Jong-Un e Koresë së Veriut përsëri

I pyetur rreth deklaratave të javës së kaluar nga Kim Jong-Un, Presidenti amerikan ishte i prerë në përgjijgjen e tij, se Kim duhet të mbajë premtimin se duhet të heq dorë nga armët nukleare së pari, transmeton Gazeta Metro.


Presidenti i SHBA’ve Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo nuk i morrën parasysh deklaratat e tanimë “Përfaqësuesit Suprem të Popullit Korean” Kim Jong-Un, që javën e kaluar deklaroi se do të takohej me Trump vetëm nëse ai vie me qëndrimin e duhur.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se jemi të vendosur të ecim para me mjete diplomatike. Shtoi edhe se Kim është zotuar për denuklearizim “dhe ne duhet të shohim lëvizje drejt atij rezultati ”.

Sekretari Pompeo shtoi se ekipet tona po punojnë në atë drejtim, dhe presin rezultate deri në fund të vitit. Do të ishte mirë të përfundojnë më herët tha Mike Pompeo.

Presidenti Trump dhe Lideri Kim Jong-Un u takuan dy herë, ku presidenti amerikan refuzoi ofertën e Kim Jong-Un për denuklearizim të pjesërishëm./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë