Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një intervistë me kanalin izraelit Channel 12, deklaroi se nuk ka ndërmend të largohet nga rajoni gjatë një konflikti dhe theksoi se administrata e tij po zhvillon “negociata intensive” me Iranin për të arritur një armëpushim, transmeton Gazeta Metro.
Ai shtoi se dërguarit e tij kryesorë në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, po mbajnë kontakte të vazhdueshme me autoritetet iraniane, duke përfshirë komunikim të drejtpërdrejtë me Ministrin e Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi.
Trump shprehu besimin se ekziston një “shans i mirë” për të arritur një marrëveshje para afatit të së martës, por paralajmëroi se, nëse nuk arrihet marrëveshja, ai është i gatshëm të shkatërrojë gjithçka në rajon.
I pyetur për rrezikun që mund t’i shkaktohet civilëve iranianë, Presidenti u shpreh se ata “jetojnë me frikë” dhe theksoi se shqetësimi i tij kryesor është që SHBA-të të mos tërhiqen në mes të një konflikti./gazetametro.net