Loading…

Trump kërcënon europianët: Unë mposhta kalifatin, ju mbani të burgosurit e ISIS

  • 21/09/2019 | 09:30

Trump kërcënon europianët: Unë mposhta kalifatin, ju mbani të burgosurit e ISIS

Presidenti Amerikan, Donald Trump ka kërcënuar përsëri sot se mund të lirojë të burgosurit e grupit terrorist, Shteti Islamik (IS) në kufijtë evropianë, nëse Franca, Gjermania dhe shtetet tjera nuk i marrin të ndaluarit me kombësi të tyre, transmeton Gazeta Metro


“Unë kam mposhtur kalifatin”, u ka thënë Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë pas një takimi me kryeministrin e Australisë, Scott Morrison.

“Tani kemi mijëra të burgosur të luftës, pjesëtarë të IS’it. Ne jemi duke iu kërkuar shteteve prej nga kanë ardhur ata, nga Evropa, po kërkojmë që të marrin këta të burgosur të luftës. Ata mund t’i gjykojnë, mund të bëjnë çfarë të duan”, ka thënë presidenti amerikan.

“Deri më tani, ata kanë refuzuar”, ka thënë ndër të tjera presidenti amerikan, duke iu referuar Gjermanisë dhe Francës.

“Në një moment, unë do të them, më vjen keq mirëpo ju ose duhet t’i ktheni ata në vendet tuaj apo ne do t’i lejojmë të shkojnë në kufijtë tuaj, sepse Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë mijëra e mijëra persona që duhen të mbahen në Guantanamo Bay, për 50 vjetët e ardhshëm dhe të shpenzojnë miliarda dollarë”.

Përveç tjerash, Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë ndihmuar shumë Evropës dhe nëse ata nuk i marrin terroristët e IS’it, atëherë autoritetet amerikane do t’i lënë në kufijtë evropianë.

Aktualisht, mijëra luftëtarë të grupit terrorist, Shteti Islamik, përfshirë shumë evropianë janë ndaluar në kampe të Sirisë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë