Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar sërish se do të donte të merrte kontrollin e Grenlandës dhe paralajmëroi se “mund” të tërhiqte të gjitha trupat amerikane nga Evropa, ndërsa ndodhet në Turqi për një Samit me udhëheqësit e NATO-s, transmeton Gazeta Metro.
Presidenti amerikan kritikoi gjithashtu politikat e aleatëve evropianë mbi energjinë dhe imigracionin.
Ai i bëri komentet ndërsa fliste me gazetarët, bashkë me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në Ankara, shkruan skynews.
Ai tha se një mosmarrëveshje mbi pronësinë e territorit të Grnlandës i cili është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, një anëtare tjetër e NATO-s – kishte “dëmtuar marrëdhënien e tij me NATO-n”./gazetametro.net