Loading…
Trump kërkon ndalimin e cigareve elektronike: Kjo është arsyeja
  • 12/09/2019 | 19:11

Trump kërkon ndalimin e cigareve elektronike: Kjo është arsyeja

Administrata Trump kërkon ndalimin e cigareve  elektronike për të luftuar varësinë e të rinjve, pasi shumë të rinj si pasojë e këtyre cigareve gjetën vdekjen, transmeton Gazeta Metro.


Ndalimi do të përfshinte cigaret aromatizuese mentoli dhe disa me aromatizues të tjerë, si dhe çamçakëzat flluskë, karamelet, frutat, alkooli dhe aromat e tjera. Aromatizimi i duhanit do të lejohej të mbetet, duke iu nënshtruar kërkesave të kompanive për miratim nga FDA.

Administrata Trump njoftoi planet të mërkurën për të hequr të gjitha cigaren e aromatizuar nga raftet e dyqaneve, pasi zyrtarët paralajmëruan se aromat e ëmbla kishin tërhequr miliona fëmijë në varësi të nikotinës.

Presidenti Donald Trump dhe zyrtarë të lartë të SHBA-së shprehen të shqetësuar për rritjen e përdorimit të cigareve nga adoleshentët, dhe masa vjen pasi zyrtarët shëndetësorë po hetojnë një numër të madh vdekjesh dhe potencialisht qindra sëmundjesh të mushkërive të lidhura pikërisht me konsumimin e tyre.

Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar tha se, me miratimin e Trump, Administrata e Ushqimit dhe e Barnave e SHBA po punon në një “dokument udhëzues” që do të çonte në ndalimin e të gjitha cigareve elektronike përveç atyre me aromatizues.

“Sapo FDA të përfundojë këtë udhëzim, ne do të fillonim veprimet e zbatimit për të hequr të gjitha produktet e tilla nga tregu,” u tha Azar gazetarëve gjatë një takimi me presidentin dhe zonjën e parë Melania Trump në Zyrën Ovale./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë