Presidenti amerikan Donald Trump reagoi ndaj raportimeve për gjendjen e rezervave ushtarake të Shteteve të Bashkuara, duke mohuar se vendi ka mbetur pa municione, transmeton Gazeta Metro
Përmes një reagimi në platformën Truth Social, Trump deklaroi se SHBA-ja disponon rezerva të mëdha ushtarake, ndërsa ka theksuar se prodhimi i municioneve vazhdon në ritme të larta.
“SHBA-të kanë sasi masive ‘municioni’, veçanërisht të llojeve të caktuara. Përveç kësaj, sasi të mëdha po prodhohen dhe dërgohen në SHBA sipas nevojës”, shkroi Trump në Truth Social në orët e para të së enjtes.
Ai gjithashtu deklaroi se industria amerikane e mbrojtjes po zgjerohet me ndërtimin e fabrikave dhe uzinave të reja në një shkallë që, sipas tij, nuk është parë më parë.
Ndërkohë, CNN raportoi të martën se ushtria amerikane kishte shterruar gati 80% të interceptorëve të saj për sistemin e saj kryesor të mbrojtjes nga raketat THAAD, dhe se komandantët e lartë ushtarakë amerikanë kishin paralajmëruar se rezervat e municioneve të Pentagonit janë “jashtëzakonisht të ulëta./gazetametro.net