Loading…

Trump mund ta risjellë shkatërrimin ekonomik

  • 21/11/2016 | 14:53

Trump mund ta risjellë shkatërrimin ekonomik

Vitet e 70’ta panë një kombinim në mes të rënies së vlerës së monedhave, papunësisë së lartësi,rritjes së inflacionit si dhe një rënie e përgjithshme ekonomike që i preku të gjithë.

Që prej zgjedhjes së Donald Trumpit në krye të superfuqisë botërore, ekonomistët dhe analistët kanë filluar që të  sjellin përsëri në tavolinë mundësinë e kthimit të kësaj kohe të rëndë ekonomike. Ata tashmë po e shohin si të mundur që për shkak të Trump ekonomia e vendit të marrë teposhtëzën edhe një herë.

gettyimages-528523806

Si ndodhi në vitin 1970?

Edhe pse përgjtihësisht besohet se inflacioni dhe papunësia lëvizin në kahje të kundërta, vitet e 70’ta e vërtetuan të kundërtën e kësaj. Përgjatë inflacionit çmimet u ulën për shkak të një numri faktorësh, duke përfshirë këtu edhe shkallën e vogël të interesit nga rezervat federale si dhe embargot e viteve 1973 dhe 1979.

Në anën tjetër, rritja e konkurrencës ndërkombëtare dhe rritja e papunësisë në vend penguan rritjen e GDP-së apo përmirësimin e kushteve ekonomike.

Si mund të ndodhë përsëri?

Momentalisht, ky skenar mund të përsëritet nëse i sapo zgjedhuri president mbanë premtimet të cilat ai i ka bërë.

Pothuajse të gjithë njohësit e ekonomisë janë të pajtimit në një pikë: kombinimi i politikave fiskale të Trumpit me barriera tregtare do të dërgojnë në inflacion. Çështja është nëse ajo do të jetë e përballueshme për një amerikan me të ardhura mesatare apo jo.

Po ti shtojmë kësaj edhe faktin se politikat tregtare të republikanit Trump mund të hapin dyert e hakmarrjes për vendet e tjera të cilat vërejnë se prodhimet e tyre janë duke u tatuar në Amerikë, gjë e cila do të na dërgonte në një luftë tregtare në ekonominë ndërkombëtare.

Sa janë gjasat që kjo të ndodhë?

Duke pasur për bazë sondazhin e fundit nga Bank of America, 23 për qind e menaxherëve  kanë treguar se kjo është ajo nga e cila ata frikësohen më së shumti.

Kjo gjë më së shumti do të varet nga ajo se a do i mbajë Trump premtimet e tij./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë