Loading…

Trump në vjeshtë organizon samit për Kosovën

  • 18/07/2019 | 19:26

Trump në vjeshtë organizon samit për Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po përgatisin një samit për Kosovën dhe Serbinë, diçka më ndryshe se ai i Berlinit dhe Parisit, shkruan Gazeta Metro.


Këtë samit sipas Blicit të Beogradit po e përgatit vet numri një i SHBA’së, Donald Trump, pasi është i vendosur që çështja mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidhet dhe t’i përfundoj me marrëveshje.

Plani i Washingtonit është se menjëherë pas Parisit, në shtator të takohen liderët me qëllim të zhbllokimit të gjërave nga pika e vdekur.

Ky lajm vjen pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur se do të organizojë një takim të ri, dhe qëllimi kryesor i kësaj ngjarje është që Perëndimi të detyrojë Prishtinën për të hequr taksën.

Macron do të bisedojë me kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila gjithashtu do të jetë një pjesëmarrëse në takimin në Paris./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë