Loading…

Trump nënshkruan Marrëveshjen e Ekstradimit në mes Kosovës dhe Amerikës

  • 18/06/2019 | 15:55

Trump nënshkruan Marrëveshjen e Ekstradimit në mes Kosovës dhe Amerikës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nënshkruar hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Ekstradimit mes Kosovës dhe SHBA’së, shkruan Gazeta Metro.


Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ku ka publikuar lajmin se kjo është nënshkruar nga Trump dhe Sekretari i Shtetiti, Mike Pompeo.

“Nga zyrtarë të lartë të shtetit amerikan tashmë kam pranuar letrën e nënshkruar nga Presidenti i SHBA-ve z. Donald Trump, dhe nga Sekretari i Shtetit, z. Mike Pompeo, përmes së cilës konfirmohet hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Ekstradimit në mes dy vendeve.

Kjo marrëveshje shënon një akt historik në marrëdhëniet dypalëshe mes SHBA-së dhe Kosovës dhe është garanci e mëtejme se sundimi i ligjit është i pa alternativë dhe lufta kundër krimit do shkojë deri në fund” ka shkruar Tahiri.

Protokolli i instrumenteve të Ratifikimit të Marrëveshjes së Ekstradimit në mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është nënshkruar javën e kaluar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë