Presidenti Amerikan Donald Trump ka njoftuar të enjten se dërgesa e parë e vaksinës kundër koronavirusit niset javën e ardhshme dhe shtoi se deri në prill të gjithë amerikanët do të vaksinohen, transmeton Gazeta Metro.
Gjatë bisedës me video link me trupat amerikane që gjenden jashtë vendit, me rastin e festës së Ditës së Falënderimeve, presidenti Trump tha se vaksina së pari do të ju dërgohet njerëzve në vijën e parë të frontit në luftën kundër pandemisë, personelit shëndetësor dhe qytetarëve të moshuar.
Trump në të njëjtën kohë premtoi se deri në fund të vitit do të prodhohen 100 milionë doza të vaksinës anti Covid-19 e shtoi se deri në prill të vitit 2021 do të ketë mjaftueshëm për të vaksinuar 330 milionë amerikanë.
Presidenti Trump gjatë këtij viti në përpjekje për të përballur me krizën shëndetësore botërore kishte nisur Operation Warp Speed, nismë kjo që kishte synim luftimin e sëmundjes. Gjatë veprimtarisë së ekipit kombëtar amerikan ju ishin ndartar amerikan ju ishin ndarë mbi 14 miliardë dollarë amerikanë kompanive farmaceutike për të zhvilluar vaksinën dhe shtuar kapacitetet e prodhimit.
Tri kompani kanë njoftuar deri tani për rezultate premtuese me mbi 90 % efektivitet të kandidatëve të tyre për vaksinë. Kompania Pfizer ka aplikuar për aprovim emergjent tek rregullatori amerikan i farmaceutikëve FDA të kandidatit të saj./gazetametro.net