Presidenti amerikan Donald Trump, hodhi poshtë pretendimet se kishte minimizuar rrezikun që kanoset nga pandemia e koronavirusit, duke thënë se ishte munduar që të mos krijoj panik te njerëzit, transmeton Gazeta Metro.
Vërejtjet e tij erdhën si përgjigje ndaj një votuesi i cili e pyeti Trump pse ai “do të minimizonte një pandemi që dihet se dëmton në mënyrë disproporcionale familjet me të ardhura të ulëta dhe komunitetet e pakicave”.
Presidenti tha se nuk minimizoi rrezikun e virusit: “Veprimi im ishte shumë i fortë. Nuk dua të tregohem i pa sinqertë. Nuk desha të krijoj panikë te njerëzit.’’ Përgjigja e Trump vjen një javë pasi gazetari hulumtues, Bob Ëoodëard, zbuloi se presidenti pranoi në mënyrë eksplicite për minimizimin e virusit në intervistat me të. Ëoodëard ka raportuar se, edhe pse këshilltari i sigurimit kombëtar të Trump i dha atij një paralajmërim “të ashpër” në janar për virusin, duke e quajtur atë “kërcënimin më të madh të sigurisë kombëtare” të presidencës së tij, Trump vazhdoi të nënvlerësonte rreziqet në deklaratat publike.
Më 27 shkurt, Trump tha publikisht: “Do të zhduket. Një ditë – është si një mrekulli – do të zhduket. ” Më 9 Mars, ai e krahasoi atë me gripin, duke postuar në Tëitter, “Asgjë nuk është mbyllur, jeta dhe ekonomia vazhdojnë”.
Në një intervistë me CNN të martën, Bob Ëoodëard tha për Trump: “Unë nuk e di nëse ai e ka kuptuar drejtpërdrejt në kokën e tij, të them të drejtën, çfarë është reale dhe çfarë është joreale”.
Presidenti bëri pretendime të tjera të diskutueshme në lidhje me virusin të martën në mbrëmje. I pyetur nga një votues pse ai nuk bën një punë më të mirë duke promovuar përdorimin e maskës dhe pse nuk mban maska më shpesh, presidenti përsëri hedh dyshime mbi konsensusin shkencor të administratës së tij, e cila ka kërkuar me forcë përdorimin e maskave për fytyrë.
I pyetur pse nuk e mbështet një mandat të maskës kombëtare, presidenti sugjeroi që votuesi mund t’ia bënte këtë pyetje demokratëve dhe rivalit të tij Joe Biden, duke thënë, “Ai nuk e bëri atë. Ata kurrë nuk e kanë bërë atë. ”
Është e paqartë se çfarë po i referohej presidenti, duke pasur parasysh që ish-nënkryetari aktualisht nuk është një zyrtar i zgjedhur dhe nuk ka asnjë autoritet për të zbatuar ndonjë politikë maske./gazetametro.net