Loading…

Trump paralajmëron Europianët: Nëse nuk i merrni të burgosurit e ISIS do ti lëshoj në Europë

  • 22/08/2019 | 17:32

Trump paralajmëron Europianët: Nëse nuk i merrni të burgosurit e ISIS do ti lëshoj në Europë

Dje Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump, dërgoi një mesazh të ashpër liderëve europian se nëse nuk i marrin të burgosurit e ISIS që vijnë nga vendet e tyre do të i lëshoj nga ajri në Europë, transmeton Gazeta Metro.


Trump ju ka thënë reporterëve dje se “Ne po mbajmë mijëra të luftëtarëve të ISIS tani dhe Europa duhet të i kthej. Ne i mundëm, ne i zumë. I kemi me mijëra. E tani si gjithë aleatët tanë thonë: Jo jo nuk i duam. Edhe pse erdhën nga Franca dhe Gjermania dhe vende tjera. Do të ju themi dhe ju kemi thënë më herët se: Merrni këta të burgosur që kemi zënë për shkak se SHBA nuk do t’i vendos në Guantanamo për 50 vitet e ardhshme dhe ne të paguajmë për ta me miliarda. Nëse Europa si merr, atëherë nuk do të kemi zgjidhje tjetër vetëm se të i lirojmë në vendet nga kanë ardhur, që janë Gjermania dhe Franca e vende tjera.”

Presidenti Trump e mbylli me “Afati që kam caktuar po afrohet. Ata e dinë”.

Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit Amerikan kanë shtuar presionin ndaj qeverive në Europë për të kthyer mijëra xhihadistë dhe nuset e tyre të zënë rob kur ra ISIS, e pa sukses tani e dy vite.

Në fillim të muajit gusht rrjeti amerikan NBC kishte raportuar se vetëm trupat Forcat Demokratike të Sirisë, me shumicë kurd, i kanë në mbajtje 800 luftëtarë të huaj të ISIS dhe nuk po arrijnë të përballojnë barrën e tyre.

Në shkurt Donald Trump kishte shkruar në rrjetin social Twitter se “Ne bëjmë aq shumë dhe shpenzojmë shumë – është koha që të tjerët të dalin dhe të kryejnë punën për të cilën janë të thirrur”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë