Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, deklaroi se operacionet ushtarake ndaj Iranit po zhvillohen sipas strategjisë dhe se forcat amerikane kanë aftësinë për të shkatërruar të gjithë vendin brenda një nate, transmeton Gazeta Metro.
Ai bëri me dije se gjatë 37 ditëve të fundit, trupat amerikane kanë kryer mbi 10,000 misione ajrore mbi territoret iraniane, duke e përshkruar këtë aktivitet si diçka të pazakontë.
“I gjithë vendi mund të shkatërrohet brenda një nate. Dhe ajo natë mund të jetë nesër në mbrëmje”, tha Trump, duke nënvizuar fuqinë dhe vendosmërinë e ushtrisë amerikane në këtë konflikt.
Presidenti komentoi gjithashtu rrëzimin e avionit amerikan F-15 javën e kaluar në Iran, duke e cilësuar si incidentin e parë me pilot të përfshirë gjatë këtij operacioni./gazetametro.net
SON DAKİKA — TRUMP:
İRAN’I ÜLKE OLARAK BİR GECEDE ORTADAN KALDIRABİLİRİZ.
O GECE YARIN GECE OLABİLİR. pic.twitter.com/AebNQdEdoD
— Yunus Paksoy (@yunuspaksoy) April 6, 2026