“Sapo pranova një thirrje nga sekretarja Clinton, ajo na uroi neve për fitoren dhe unë e urova atë për kampanjën me shumë punë. Ne i jemi falënderues për shërbimin që i ka bërë ajo Amerikës si sekretare e shtetit”, ka thënë Trump.
“Unë them se është koha që të bëhemi bashkë si një komb i vetëm. Unë u premtoj se do të jem president i të gjithë amerikanëve dhe kjo është e rëndësishme për mua. Ju që keni vendosur që të mos përkrahni mua, unë ju afrohem juve dhe kërkoj ndihmë edhe nga ju që ta çojmë përpara këtë shtet”, ka shtuar ai, transmeton gazetametro.net
“Kjo çfarë kemi bërë ne nuk ka qenë fushatë e zakonshme, por lëvizje e jashtëzakonshme, e amerikanëve që punojnë fort dhe e duan shumë shtetin e tyre”.