Loading…

Trump për Iranin: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën

  • 06/07/2026 | 23:14

Trump për Iranin: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, foli për situatën me Iranin, duke deklaruar se Uashingtoni do të arrijë rezultatin e dëshiruar, qoftë përmes një marrëveshjeje, qoftë përmes një veprimi tjetër, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë, Trump iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe tha se administrata amerikane po synon një zgjidhje, por nuk përjashtoi alternativa të tjera.

“Ose do të bëjmë një marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën”, është shprehur ai, duke shtuar se “nuk do të jetë e vështirë ta përfundojmë punën”, deklaroi ai.

Trump theksoi se preferon arritjen e një marrëveshjeje me Iranin, në vend të një skenari që do të mund të ndikonte te miliona njerëz./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë