Loading…

Trump për Melonin: U prish pak marrëdhënia jonë, por ende më pëlqen

  • 07/07/2026 | 15:34

Trump për Melonin: U prish pak marrëdhënia jonë, por ende më pëlqen

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për kryeministren italiane Melonin dhe ka thënë se, edhe pse janë prishur pak mes vete, ai prapë e konsideron atë person të mirë, përcjell Gazeta Metro


Ai ka treguar se raporti i tyre është ftohur pasi, sipas tij, Meloni nuk e ka ndihmuar SHBA-në për çështjen e Iranit.

“Mendoj se ajo është një person i mirë. Marrëdhënia jonë u përkeqësua pak sepse ajo refuzoi të na ndihmonte me Iranin, por më pëlqen”, ka thënë Trump.

Krejt kjo nisi kur Trump pretendoi se Meloni i ishte “lutur” për një fotografi gjatë samitit të G7 në Francë. Ajo nuk e la pa përgjigje dhe tha se “as unë dhe as Italia nuk lypim kurrë”.

Pastaj Trump e vazhdoi debatin duke thënë se Meloni tani dëshiron të jetë sërish mike me të pasi SHBA-ja “e mposhti ushtarakisht Iranin”. Meloni iu përgjigj duke i quajtur këto deklarata “të pakuptimta dhe të paprovokuara”./gazetametro.net

‘Nevojitet urdhër kufizues’: Trump tregohet i egër me Melonin para samitit të NATO’s në Ankara

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë