Loading…
Trump, presidenti i parë i SHBA’së që nuk ka qen: Ai shpjegon arsyen
  • 12/02/2019 | 17:59

Trump, presidenti i parë i SHBA’së që nuk ka qen: Ai shpjegon arsyen

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, është i vetmi në 100 vite që nuk ka qen, derisa jeton në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Gazeta Metro.


Presidenti i fundit amerikan pa një qen ka qenë William McKinley, i 25-ti në listë. Sidoqoftë, ky i fundit kishte kafshë të tjera shtëpiake, si mace dhe papagaj.

Trump në anën tjetër, po e thyen këtë traditë të presidentëve amerikanë, duke mos pasur as edhe një kafshë shtëpiake në Shtëpinë më të njohur amerikane, përcjell Gazeta Metro.

Gjatë së hënës mbrëma, në një paraqitje në Texas, presidenti amerikan shpjegoi arsyen se pse ai nuk e adapton një qen, dhe ta marrë për jetesë në shtëpi.

“Nuk do ta kisha shqetësim që të kem një, mirëpo sinqerisht, unë nuk kam kohë. Si do të dukesha duke ecur me një qen nëpër korridoret e Shtëpisë së Bardhë”, ka thënë ai.

Ndryshe, presidenti i fundit para Donald Trump’it, Barack Obama, zotëron një qen të quajtur Bo, i cili jetoi në Shtëpinë e Bardhë gjatë kohës së presidencës së Obamas./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë