Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, hodhi si ide ndryshimin e emrit të Ngushticës së Hormuzit, duke sugjeruar që ajo të quhet “Ngushtica Trump”, transmeton Gazeta Metro.
Trump e ka bërë këtë propozim përmes një postimi në platformën “Truth Social”, ku ka pyetur nëse emërtimi aktual duhet të ndryshohet.
“Tash që e kemi nën kontrollin e SHBA-së, a duhet ta ndërrojmë emrin e Ngushticës së Hormuzit në Ngushtica Trump??? Ashtu si vetë Amerika, ajo do të jetë ‘më e nxehtë’ se kurrë më parë!”, shkroi Trump,
Presidenti amerikan më herët ka ndërmarrë hapa për ndryshimin e disa emërtimeve gjeografike. Vitin e kaluar, ai ndryshoi emrin e Gjirit të Meksikës në Gjiri i Amerikës. Ndërsa më 27 gusht të këtij viti, Trump nënshkroi një urdhër për ndryshimin e emrit të Liqenit Ontario në Liqeni Amerika./gazetametro.net