Duke folur në një konferencë për shtypin në Brukseltë enjten, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se presidenti rus Vladimir Putin nuk është armik por më shumë kompetitor.
Trump, i cili ishte pjesëmarrës në një Samit të NATO’s në Bruksel, foli për raportet e tij me Putin’in pasi një gazetar e pyeti pse mendon se takimi me presidentin rus do të shkojë mirë, transmeton gazetametro.net
“Është një kompetitor. Ai ka qenë shumë i mirë me mua sa herë e kam takuar. Unë kam qenë i mirë me të”, tha Trump.
“Dikush ishte duke pyetur, ‘A është armik ai?’ Ai nuk është armiku im. A është një mik? Jo, nuk e njoh mirë. Por për aq sa e kam takuar, kemi kaluar mirë…por në fund të ditës, ai është një competitor. Ai përfaqëson Rusinë. Unë përfaqësoj SHBA’në. Nuk është çështje e armikut apo mikut”, shtoi Trump. /gazetametro.net