Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç, pas zgjedhjes së Donald Trump, President i Shteteve të Bashkuara, tha se pret trajtim më të mirë të Serbisë në aspektin diplomatik nga amerikanët, por shton se kjo nuk do të na e kthejë Kosovën.
“Një tregim i tillë është i pakuptueshëm”, ka thënë Dacic, duke shtuar se “nga Trump nuk duhet të presin mrekulli. Ne jemi një popull që lehtë fluturon dhe mendon se Amerika tani do të derdhë dollarë mbi Serbinë. SHBA do të vazhdojë të përfaqësojë dhe të mbrojë interesat e tyre”, ka thënë Daçiç tha në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve Tanjug.
Asaj që i gëzohet Dacic, është Rudolf Gulliani, një “mik” i serbisë siç cilësohet nga diplomacia serbe.
“Unë shoh se miku i Kryeministrit Rudolf Giuliani ka zënë një vend të rëndësishëm në administratën e Trump, dhe në këtë mënyrë të gjithë shpresojmë për marrëdhënie më të mira me Amerikën”, tha përfunduar Dacic.
Ky është deklarimi i parë zyrtarë i diplomacisë serbe, lidhur me zgjedhjen e Presidentit Trump, dhe entuziazmit nga mediat serbe për fitoren e republikanëve, që u komentuan si pozitive për marrëdhëniet midis SHBA dhe Serbisë./gazetametro.net