Loading…

Trump: SHBA shpejt do ta ketë vaksinën kundër koronavirusit

  • 03/07/2020 | 08:34

Trump: SHBA shpejt do ta ketë vaksinën kundër koronavirusit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu optimizmin e tij se SHBA-ja do të dalë së shpejti me një vaksinë kundër koronavirusit, duke thënë se tre hulumtues të tyre “duken vërtet, vërtet mirë”.


“Mendojmë se do ta kemi shpejt”, tha Trump në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë, por pa dhënë detaje të tjera.

Komentet vijnë kur numri i të infektuarve me koronavirus brenda një dite në SHBA ka kaluar 50,000 për herë të parë.

Kjo duket se ka ndryshuar edhe qëndrimin e presidentit Trump, në lidhje me maskat mbrojtëse.

“Mendoj se maskat janë të mira”, tha Trump për Fox Business. “Njerëzit më kanë parë me maskë”, shtoi ai. Trump është kritikuar për rezistimin e tij ndaj veshjes së maskës.

Por, me rritjen e numrit të rasteve në ditët e fundit, ai tha: “Nëse do të isha në një situatë të ngushtë me njerëz, unë do të vishja absolutisht”.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave me koronavirus: mbi 2.7 milionë, përkatësisht mbi 128,000.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë infektuar mbi 10.7 milionë njerëz.

Prej tyre, mbi 517,000 kanë vdekur dhe mbi 5.5 milionë janë shëruar.

Javën e kaluar, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se nuk ka garanci se shkencëtarët do të mund të zbulojnë një vaksinë efektive kundër Covid-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë