Loading…

Trump shkarkon Boltonin: Kjo është arsyeja

  • 10/09/2019 | 18:29

Trump shkarkon Boltonin: Kjo është arsyeja

Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump, ka njoftuar për shkarkimin e Këshilltarit të tij të Sigurisë Kombëtare pas mospajtimeve të shumta rreth propozimeve për politika të tij, së fundi u njoftua se Presidenti Trump kishte anuluar takimin me Talibanët dhe qeveritarët Afgan në Camp David pas vdekjes së një ushtari amerikan në Afganistan javën e kaluar, transmeton Gazeta Metro.


“E informova Jonh Bolton mbrëmë se shërbimet e tij më nuk janë të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë” shkroi Presidenti Trump.

Presidenti Trump kishte cekur se kishte mospajtime me propozimet e tij por nuk kishte cekur ato.

“Nuk jam pajtuar aspak me shumë nga propozimet e tij” kishte shkruar Presidenti Trump.

Pushimi nga puna vjen pas raportimeve rreth mosmarrëveshjeve brenda kabinetit të Presidentit Amerikan, Donald Trump, rreth të planit të paqes në Afganistan dhe ftesës për vizitë në SHBA të
Talibanëve  të cilën e anuloi Presidenti Amerikan, Donald Trump.

Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë ju tha gazetarëve “Presidentit nuk i pëlqyen shumica e politikave të tij, kanë mospajtime”.

John Bolton njihej si një diplomat “luftënxitës” në qarqet në Washington D.C. dhe është personi i dytë që e mbajti këtë post në administratën e Trump.

Plani i fundit i deritanishëm dhe negociatat me Talibanët nuk kishin ecur sipas pritshmërive të Presidentit Trump që i kishte dhënë si detyrë speciale përfundimin e luftës më të gjatë në histori të SHBA’ve. Talibanët deri sa po negocionin me të dërguarin amerikan, Zalmay Khalilzad, në të njejtën kohë refuzonin të pranonin të flisnin me qeverinë e zgjedhur të Afganistanit dhe nuk i ndalnin sulmet terroriste ndaj njësiteve afgane dhe amerikane ku javën e kaluar u vra një pjesëtar i Marinës Amerikane në një sulm nga Talibanët. Deri tani janë raportuar për 19 ushtarë amerikanë të vrarë në vitin 2019.

Presidenti Trump shkroi se Këshilltari i ri për Siguri Kombëtare do të caktohet javën e ardhshme./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë