Loading…

Trump shpall ‘fitore të plotë’ pas marrëveshjes për armëpushim dyjavor me Iranin

  • 08/04/2026 | 09:08

Trump shpall ‘fitore të plotë’ pas marrëveshjes për armëpushim dyjavor me Iranin

Në Lindjen e Mesme, Presidenti Donald Trump dhe Iran kanë rënë dakord për një armëpushim dy‑javor, duke pezulluar përkohësisht armiqësitë mes palëve pas javësh tensioni dhe kërcënimesh për përshkallëzim, transmeton Gazeta Metro.


Marrëveshja u arrit vetëm pak orë para një afati kritik që kishte vendosur SHBA për të nisur sulme më të gjera, për shkatërrimin e Iranit.

Palët kanë shpallur fitore mbi këtë armëpushim, por me qasje të ndryshme ndaj asaj që ai përfaqëson. Trump e ka përshkruar marrëveshjen si një fitore të plotë për Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se gjithçka që synonte politika amerikane është arritur dhe duke quajtur armëpushimin “një hap pozitiv për paqe”.

Në anën tjetër, zyrtarët iranianë e kanë cilësuar armëpushimin si një sukses diplomatik për Teheranin, duke argumentuar se pozicioni i tyre strategjik ,përfshirë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, është i njohur dhe i respektuar në këtë marrëveshje, dhe duke përshkruar rezultatin si një fitore historike për Iranin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë