Sipas raporteve Presidenti Amerikan Donald Trump e vlerësoi propozimin e teokracisë në Teheran si të papranueshëm dhe tashmë SHBA e ka komunikuar këtë qëndrim të tyre ndërmjetësve në Pakistan, transmeton Gazeta Metro.
Sipas raportit të gazetarit izraelit Nathan Guttman presidenti amerikan e ka “studiuar të tërin – nuk është i pranueshëm” siç raportoi t’i ketë thënë në bisedën e të dielës. Ai gjithashtu ka kërkuar që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të falet në gjyqin që po i bëhet në Izrael pasi është lider në kohë lufte.
President Trump tells me in a brief phone conversation:
The new Iranian proposal is not acceptable. “It’s not acceptable to me. I’ve studied it, I’ve studied everything – it’s not acceptable.”— Nathan Guttman (@nathanguttman) May 3, 2026
Sipas zëdhënësit të ministrisë së punëve të jashtme të Iranit SHBA tashmë ka dorëzuar përgjigjen e tyre për propozimin te ndërmjetësit në Pakistan por pa ofruar hollësi rreth përgjigjes.
Si në SHBA dhe Izrael e gjithashtu në Iran tashmë flitet për vazhdimin e operacioneve ushtarake pas një armëpushimi dhe negociatave të dështuara. SHBA tashmë ka planin operacional në gatishmëri që i është dorëzuar presidentit amerikan nga Komandanti i Komandës Qendrore të Ushtrisë Amerikane, Admirali Brad Cooper./gazetametro.net