Loading…

Trump s’i duron pisllëqet: Shkarkon zyrtaren e administratës që u kap duke bërë seks me këshilltarin

  • 06/03/2026 | 08:35

Trump s’i duron pisllëqet: Shkarkon zyrtaren e administratës që u kap duke bërë seks me këshilltarin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur të shkarkojë nga detyra sekretaren e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem për shkak se u kap në një aferë seksuale me Corey Lewandowski- zyrtar i lartë në SHBA, transmeton Gazeta Metro.


Lewandowski, njihet si aleat i hershëm i Presidentit Donald Trump dhe menaxher i fushatës së tij presidenciale të vitit 2016, dhe këshilltar i Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Noem u mor në pyetje  nga prokurorët gjatë një seance dëgjimore në Dhomë mbi udhëheqjen e saj të Sigurisë Kombëtare ku refuzoi të kishte pasur ndonjë raport seksual me zyrtarin amerikan që po punonin bashkë.

Noem po ashtu kishte këshilltar të sajin Lewandowskin ku po ashtu i njëjti kishte hedhur poshtë pretendimet rreth një afere me zyrtaren.

Zyrtarja amerikane nënë e tre fëmijëve e martuar me Bryon, sipas Daily Mail ka martesën e saj në rrezik, pas seancës dëgjimore ku doli kokë ulur me ato që dëgjojë për gruan.

Megjithatë, Trump ka bërë të ditur se Noem nuk do të largohet plotësisht nga administrata. Ajo pritet të marrë një rol të ri si e dërguar speciale për iniciativën e re të sigurisë në hemisferën perëndimore, të quajtur “The Shield of the Americas”.

Në krye të Departamentit të Sigurisë Kombëtare do të emërohet senatori republikan nga Oklahoma, Markwayne Mullin./gazetametro.net

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë