Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump, ka thënë se është “shumë larg” marrjes së një vendimi nëse do të urdhërojë dërgimin e trupave amerikane në Iran, transmeton Gazeta Metro.
I pyetur nga New York Times nëse do ta shqyrtonte mundësinë e dërgimit të ushtarëve në vend për të siguruar rezervën e uraniumit, Trump tha: “Nuk kemi marrë ende asnjë vendim për këtë. Jemi shumë larg kësaj”.
Trump nuk la pa komentuar edhe zgjedhjen e liderit të ri të Iranit.
Ai përsëriti se “nuk është i kënaqur” me zgjedhjen e Mojtaba Khameneit si udhëheqës suprem.