Loading…

Trump: Unë do ta votoja një homoseksual për president, ka që nuk do ta bënin por unë nuk jam një prej tyre

  • 14/02/2020 | 15:02

Trump: Unë do ta votoja një homoseksual për president, ka që nuk do ta bënin por unë nuk jam një prej tyre

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, tha se nëse një kandidat i duhur do të garonte për postin  më të rëndësishëm dhe rastiste të ishte homoseksual, ai do të votonte për të. Kjo temë është aktuale në SHBA pasi që njëri prej dy të kundërshtarëve të mundshëm të tij nga radhët e demokratëve në zgjedhjet presidenciale, Pete Buttigieg, është homoseksual dhe po diskutohet për ndikimin e këtij fakti në votimin e tij nga amerikanët. Presidenti Trump tha se nuk po e vëren se kjo po ndikon tek fushata Pete Buttigieg, transmeton Gazeta Metro.


Presidentit Trump ju kërkua të komentoj rreth debatit që po bëhet në SHBA se nëse ka ndikim apo jo orientimi seksual tek votuesi amerikan dhe a do të votonin ata për një të tillë tani pas shpalljes së kandidaturës së Pete Buttigieg për president.

“Unë mendoj se po. Mendoj se ka disa që nuk do ta votonin, e unë nuk bëj pjesë në atë grup, të jem i sinqertë me ju. Unë mendoj se nuk duket se po e dëmton Pete kjo, nuk po e dëmton edhe aq”.

Ky debat u nxit përsëri pas deklaratave të opinionistit konservator Rush Limbaugh që u kritikua kur tha se orientimi seksual i Buttigieg ka mundësi të jetë pengesë për të.

Tash në kohë fushate demokratët kërcyen e nuk e lëshuan rastin për të u indinjuar pas këtyre deklaratave por kishte edhe nga krahu i demokratëve që e shohin si pengesë këtë në zgjedhje në Amerikë.

Pas një ankete të Gallup të vitit 2019’të mësohej se 64 % e amerikanëve do të votonin për një kandidat presidencial homoseksual apo lesbike. Ndarë në vija partiake, 83 % e demokratëve kanë thënë se do të votonin për një homoseksual apo lesbike, ndërsa prej republikanëve ishin 61 % që pohuan dhe 82 % të pavarurve deklaruan se do ta bënin./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë