Loading…
Trump urdhëron pezullimin e avionëve Boeing 737 Max 8 në SHBA
  • 13/03/2019 | 23:13

Trump urdhëron pezullimin e avionëve Boeing 737 Max 8 në SHBA

SHBA-të janë shteti i radhës që kanë pezulluar fluturimin e avionëve 737 max 8 të Boeingut, nëpër hapësirën ajrore të tyre, transmeton Gazeta Metro.


Administrata Federale e Aviacionit për ditë me radhë u rezistoi thirrjeve për të pezulluar avionin edhe kur rregullatorët e sigurisë të 42 vendeve i kishin ndaluar fluturimet me avionin 737 Max 8. Deri të martën, agjencia i qëndroi vlerësimit se nuk kishte parë “çështje sistematike të performancës” që do ta bënte atë të ndante fluturimet e avionit.

Rrëzimi i avionit të shoqërisë ajrore Ethiopian Airlines 302 shkaktoi vdekjen e të gjithë 157 personave në bord. Në tetor, një avion Boeing 737 Max 8 i shoqërisë Lion Air, në Indonezi, u rrëzua në rrethana të ngjashme dhe shkaktoi vrasjen e 189 njerëzve në bord.

Pas dy aksidenteve ajrore me avionin Boeing 737 MAX 8, u shtuan thirrjet për qeverinë amerikane të pezullonte fluturimin e tij edhe në Shtetet e Bashkuara. Administrata Federale Amerikane e Aviacionit kishte urdhëruar deri të mërkurën kompaninë Boeing të përmirësonte programin kompjuterik të këtyre avionëve.

Familjet ende po vajtojnë për viktimat në avionin Ethiopian Air 302, i cili u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga Addis Abeba të dielën, duke vrarë të gjithë 157 personat në bord./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë