Loading…

Trump vazhdon luftën tregtare: Vendos tarifa të reja ndaj Brazilit e Argjentinës

  • 03/12/2019 | 09:31

Trump vazhdon luftën tregtare: Vendos tarifa të reja ndaj Brazilit e Argjentinës

Donald Trump ka thënë se ka urdhëruar që të vendosen tarifat tregtare për të gjithë çelikun dhe aluminin që dërgohet në SHBA, nga Brazili dhe Argjentina, transmeton Gazeta Metro.


Presidenti amerikan njoftoi në Tëitter për këto masa, të cilat shihen si një front i ri në hapësirën e tij tregtare me pjesën më të madhe të botës, ndërsa kërkon të mbrojë SHBA’të.

Ai shkroi: ”Brazili dhe Argjentina kanë kryesuar një zhvlerësim masiv të monedhave të tyre. Kjo nuk është e mirë për fermerët tanë. Prandaj unë do rivendos tarifat në të gjjithë çelikun dhe aluminin që dërgohet në SHBA nga ato vende.” Trump gjithashtu rifilloi armiqësitë e tij kundër bankës qendrore të SHBA, duke i kërkuar Rezervës Federale të ulë më tej normat e interesit dhe të dobësoj dollarin, duke bërë kështu që mallrat e prodhuara nga SHBA të jenë më konkurrese jashtë vendit.
Ai tha: ”Rezerva gjithashtu duhet të veprojë në mënyrë që vendet, nga të cilat ka shumë, të mos përfitojnë më nga dollari ynë i fortë duke zhvlerësuar më tej monedhat e tyre.”

Të dy vendet e Amerikës së Jugut ishin midis aleatëve amerikanë që Trump kishte përjashtuar nga tarifat e çelikut dhe aluminit, në Mars 2018.
Ekonomia e Brazilit është e nënta më e madhja në botë, por është përpjekur të fitojë tërheqje mes rritjes së papunësisë dhe mungesës së reformave strukturore, nën presidentin Jair Bolsonaro i cili mori detyrën në janar.

Argjentina gjithashtu ka një qeveri të re, të vendosur për të marrë pushtetin, pasi monedha e saj pesoja u zhyt në një krizë të borxheve duke ngjallur kështu kontrollin e kësaj monedhe./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë