Loading…

Trupi prodhon aspirinë: Lexoni 6 fakte interesante për trupin e njeriut

  • 13/06/2019 | 20:40

Trupi prodhon aspirinë: Lexoni 6 fakte interesante për trupin e njeriut

Konsumimi i pemëve dhe i perimeve mund t’i ndihmojë trupit të njeriut për ta krijuar aspirinën e vet. Një hulumtim ka treguar që trupi ynë nga acidet e pemëve dhe perimeve krijon acidin salicik, komponent kyç i cili aspirinës i jep vetitë antiinflamatore kundër dhimbjeve, shkruan Gazeta Metro.


Nëse keni menduar që trupi i njeriut është i jashtëzakonshëm, tani do të bindeni edhe më shumë për këtë gjë. Trupi i njeriut është mrekulli e vërtetë.

1. Njerëzit shkëlqejnë në errësirë

Hulumtuesit japonezë kanë zbuluar me kamera shumë të ndjeshme që trupat tanë emetojnë sasi të vogla të dritës të cilat janë shumë të dobëta për t’i regjistruar syri njerëzor. Edhe pse dihet që moti që qeniet njerëzore prodhojnë sasi të vogël të dritës, si pasojë e reaksioneve kimike në qeliza, shkencëtarët japonezë për herë të parë kanë arritur ta regjistrojnë atë dritë.

2. Është mirë të bëni një sy gjumë në punë

Një sy gjumë prej 20 minutash mund të përmirësojë vigjilencën e përgjithshme, forcojë disponimin dhe rrisë produktivitetin. William Anthony, autori i librit “Arti i dremitjes në punë” thotë që ndikimi pozitiv i dremitjes së shkurtër mund të zgjas edhe deri disa orë. Kështu që nëse shefi juaj ju gjen duke fjetur në vendin e fundit, përmendjani këtë fakt!

3. Në mëngjes jemi më të gjatë

Ndoshta është më mirë që basketbollin ta luani në orët e mëngjesit, sepse trupat tanë janë mesatarisht për një centimetër më të shumë sesa në mbrëmje. Ndoshta tingëllon çuditshëm por gjatësinë e shtuar na e jep sasia e lëngut në mes disqeve të kurrizit i cili përtërihet gjatë natës derisa flemë.

4. Orgazma nxit teshtimën

Disa meshkuj pas ejakulimit ndiejnë dhembje koke, dhe ndonjëherë edhe teshtijnë. Aktiviteti i rritur në sistemin nervor gjatë orgazmës mund të jetë fajtor për dhimbjen e kokës, ndërsa shpjegimi i mundshëm për teshtimën është afërsia e qendrave në tru për orgazëm, hapje të gojës dhe teshtimë.

5. Edhe gjuha ka gjurmë unike

Ashtu si dhe shenjat e gishtave, edhe gjurma e gjuhës është e ndryshme te secili njeri. Për shkak të veçantisë së formës dhe teksturës fiziologjike të çdo gjuhe, ajo është e dobishme gjatë vërtetimit të identitetit.

6. Lëkura më e trashë është në shputë

Lëkura është më së shumti e trashë në shuplaka dhe në shputa, ndërsa trashësia e saj në këto pjesë të trupit është katër milimetra. Po ashtu, lëkura në këto pjesë ka më së shumti gjëndra të djersitjes./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë