Loading…

Truproja që mbrojti deputetët nga huliganët maqedonas (Video)

  • 28/04/2017 | 15:22

Truproja që mbrojti deputetët nga huliganët maqedonas (Video)

Fotografi të tjera vazhdojnë të dalin brenda Parlamentit të Maqedonisë atje ku protestues kundër zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit që është i pari shqiptar në këtë pozitë Talat Xhaferi.


Ky është njëri nga truprojat, më i përfoluri i cili mbrojti të gjithë deputetët që të mos sulmohen deri sa edhe nxori revolen dhe largoi protestuesit.

Deri më tani në Qendrën Spitalore të Shkupit kanë kërkuar ndihmë mbi 100 persona, shumica e tyre deputetë dhe pjesëtarë të sigurimit të Kuvendit.

Nga dhuna e protestuesve mesë shumti ka pësuar deputeti shqiptar, Ziadin Sela, i cili është dukë u trajtuar Qendrën Spitalore të Shkupit dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Udhëheqësit politik shqiptarë u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve për gjakftohtësi dhe vetëpërmbajtje.

Po ashtu ambasadat e shteteve perëndimore në Shkup e kanë përshëndetur zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Situata ka dal jashtë kontrollit, pas zgjedhjes së kryetarit të Maqedonisë dhe protestuesit të udhëhequr nga lëvizja “Për Maqedoni të përbashkët” kanë pushtuar Kuvendin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë