Loading…

Truprojat e presidentit brazilian përdorin dhunë ndaj gazetarëve gjatë samitit të G20

  • 01/11/2021 | 10:05

Truprojat e presidentit brazilian përdorin dhunë ndaj gazetarëve gjatë samitit të G20

Pretendimet vijnë pasi protestuesit në samitin e G20 kritikuan Presidentin e Brazilit, Bolsonaro, për përgjigjen ndaj Covid.


Truprojat e sigurisë së Presidentit brazilian Jair Bolsonaro dyshohet se kanë përdorur dhunë ndaj gazetarëve brazilianë që mbulonin udhëtimin e tij në Romë për takimin e G20, raportuan mediat lokale.

Sulmet që dyshohen kundër reporterëve brazilianë, të cilët Bolsonaro i ka akuzuar prej kohësh se e trajtojnë atë në mënyrë të padrejtë dhe botojnë lajme të gënjeshtërta, krijuan një fundjavë të zymtë për presidentin e krahut të djathtë.

Videot nga ngjarjet e G20 të dielën e shfaqnin atë si një figurë të izoluar, që nuk ishte pjesë e fotos së bërë në shatërvanin Trevi me liderët botërorë.

Në rrugët e Romës, ai u kritikua me zë të lartë për trajtimin e tij ndaj pandemisë brutale të vendit, me kritikët që e quanin atë “gjenocid”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë