Loading…

‘Truri’ i mesfushës së Kosovës pritet të jetë i gatshëm për Çekinë e Anglinë

  • 19/10/2019 | 20:43

‘Truri’ i mesfushës së Kosovës pritet të jetë i gatshëm për Çekinë e Anglinë

Muaji nëntor do të jetë vendimtar për Përfaqësuesen e Kosovës në rrugën drejt realizimit të ëndrrës, kualifikimit në ‘Euro 2020’, transmeton Gazeta Metro.


Kosova më 14 nëntor zhvillon ndeshjen në udhëtim te Republika e Çekisë dhe një fitore eventuale do t’i dërgonte ‘Dardanët’ në pozitën e dytë, para ndeshjes së 17 nëntorit ndaj Anglisë në ‘Fadil Vokrri’.

Me shpresën që deri në nëntor nuk do të lëndohet asnjë futbollist, te Kosova sipas të gjitha gjasave do të rikthehet Hekuran Kryeziu.

‘Truri’ i mesfushës së Kosovës ka filluar stërvitjet me skuadrën e tij, FC Zurich, më 19 shtator dhe ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet e nëntorit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë