Loading…

Trusti e kalon testin e fundit, e pret Kuvendi në shtator

  • 04/08/2022 | 20:33

Trusti e kalon testin e fundit, e pret Kuvendi në shtator

Nisma për tërheqjen e Trustit, ka mbetur peng tash e një kohë të gjatë. Pas një tentimi të dështuar iniciatorët e tij nuk u dorëzuan për ta provuar edhe njëherë nëse deputetët do të ndërrojnë mendje dhe të votojnë pro tij. U ndoqën të gjitha rrugët procedurale që kërkohen për dërgimin e kësaj nisme në Kuvendin e Kosovës, dhe tashmë edhe instanca e fundit i dha ‘dritën jeshile’. 


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë verfikimin e nënshkrimeve nga qytetarët e Kosovës, të cilët përmes tyre po kërkojnë nismë ligjore në Kuvendin e Kosovës për tërheqjen e një shume të parave nga Trusti.

Këtë e ka konfirmuar vet zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka verifikuar listën e nënshkrimeve në raport me listën e fundit të votuesve, e cila i takon Zgjedhjeve Lokale të 17 tetorit 2021 dhe të cilën e posedon KQZ-ja. Pas procesit të verifikimit të listës së nënshkrimeve të peticionit, rezulton se 17,197 nënshkrues të peticionit janë qytetarë me të drejtë vote të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Syri net Kosova ka kontakutar me Agnesa Haxhiun nga KDI e cila ka shpjeguar hapat që peticionit do t’i duhet për të marr deri sa të dal në votim.

Sipas saj pasi KQZ dha aprovimin tashmë peticionin me 10 mijë nënshkrime e pret Kuvendi.

“Në bazë të këtij ligji, i takon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve të bëj verifikimin e listës së nënshkrimeve. Më pastaj, projektligji apo propozimi i hartimit të projektligjit të caktuar së bashku me shkresën shpjeguese për objektivat që synojnë t’i realizojnë të nënshkruar nga të paktën dhjetëmijë (10.000) qytetarë i paraqitet Kuvendit nga përfaqësuesi i nismës”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta miratojë Projektligjin që do të mundësonte një tërheqje të sërishme të kursimeve nga Trusti. Nismës së propozuar nga deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, i dolën kundër 57 deputetët e pushtetit, derisa përkrahje i dhanë 44 deputetët e opozitës. Votimit i paraprinë diskutimet disa orëshe, e kohë pas kohe edhe përplasjet.

Propozimi për tërheqjen deri në 30 për qind të mjeteve nga Trusti, i ardhur nga Partia Demokratike e Kosovës parashihte që kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve. Ata që kanë deri 20 mijë euro – 25 për qind, nga 20 mijë deri 30 mijë – 20 për qind. Për kontributpaguesit që kanë kursime pensionale në shumën prej 30 mijë eurosh – 15 për qind dhe ata mbi 40 mijë euro – 10 për qind të shumës.

Një tërheqje e ngjashme deri në 10 për qind është bërë në vitin 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë